Gazetari shqiptar e pyet Vuçiqin se pse po e keqtrajtojnë Sanduloviqin - NACIONALE

Gazetari shqiptar e pyet Vuçiqin se pse po e keqtrajtojnë Sanduloviqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari shqiptar nga Shkupi, Furkan Sliu ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me sjelljen e institucioneve serbe ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u keqtrajtua pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Vuçiq refuzoi të përgjigjet.

Ngjarja e plotë:

“Jo, jo. Pa fotografi!”, i tha ai gazetarit.

“Jemi media”, i tha gazetari shqiptar, Furkan Saliu.

“Është OK, por jo tani”, i tha truproja.

“Z. Vuçiq, përse nuk e mbajtët konferencën e përbashkët sot?”, vazhdoi me pyetjen gazetari.

“Nuk ju kuptoj”, i tha Vuçiqi.

“Përse nuk u mbajt konferenca e pëbrashkët?”, pyeti sërish gazetari.

“Ku ta dijë unë. Pyetni organizatorin”, ia ktheu Vuçiqi.

Më pas, gazetari shqiptar e pyeti për Sanduloviqin.

“Përse kështu silleni me Sanduloviqin?”, i tha ai.

Në këtë moment, Vuçiq u fut në veturë, duke thënë: “Ju duhet të mësoni të silleni më mirë”.

Lajme të ngjashme