Gazetari për skandalin me foshnjen në Pejë: Kush do të shkarkohet sot? - NACIONALE

Gazetari për skandalin me foshnjen në Pejë: Kush do të shkarkohet sot?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari kosovar që përciellë fushën e shëndetësisë Bujar Vitija vazhdon të kërkojë përgjegjësi për skandalin që ndodhi ditë më parë në Spitalin e Pejës ku trupi I një foshnjeje të pajetë u fut në lavatriçe nga punonjësit e spitalit.

Vitija ka kërkuar përgjegjësi nga menaxhmenti i SHSKUK-së e nga ai i Spitalit të Pejës.

“Kush do te shkarkohet sot? A e kena nje Qeveri e cila i mbron ata qe tentuan ta fshehin copetimin e foshnjes ne rrobalaresen e Spitalit te Pejes, apo nje Qeveri qe kerkon pergjegjesi? Deri me tani po deshmohet e dyta, po mbrohen politikisht ata qe e fshehen rastin”, shkruan Vitija në reagim.

Për skandalin që ndodhi në Pejë nga spitali kanë njoftuar se kanë suspenduar 7 punonjës. E nga MSH të enjtën kanë njoftuar poashtu se është larguar nga detyra ud. I kryeinspektorit të Inspektoriatit Shëndetësor.

Por askush nga menaxhmenti i SHSKUK-së e as nga Spitali i Pejës nuk kanë marrë përgjegjësi ende për këtë skandal.

Lajme të ngjashme