Gazetari përmbledh pretendimet e fundit për lidhjen e Edi Ramës me botën e krimit: Kishte konflikt direkt me të zhdukurin Martinaj - NACIONALE

Gazetari përmbledh pretendimet e fundit për lidhjen e Edi Ramës me botën e krimit: Kishte konflikt direkt me të zhdukurin Martinaj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari nga Shqipëria, Ermal Mulosmani, ka përmbledhur disa prej pretendimeve që ka bërë gazetari Artan Hoxha për lidhjet e krimit me Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, e për të cilat thotë se janë tronditëse”.

Pretendimet që ngriten sipas Mulosmanit janë si vijon:

“1. Një strukturë e posaçme me uniformë e ka marrë peng, torturuar dhe dyshohet edhe vrarë Ervis Martinajn. Kësaj strukturë kriminalo- shtetërore i hapej rruga nga policia e shtetit.

2. Martinaj kishte konflikt direkt me Kryeministrin dhe njerëz shumë afër tij që kanë biznese të mëdha në vend.

3. Mbyllja e basteve në Shqipëri u bë enkas për t'i mbyllur rubinetat ekonomike një mafiozi.

4. Për eliminimin e tij bashkëpunuan krimi i organizuar, pushteti dhe elita e biznesit.”

Mulosmani komenton këto pretendime duke thënë se pushteti i ka miratuar “përmes heshtjes fjalët e Artan Hoxhës”.

Kryeministri shqiptar Rama vazhdon të mos komentojë në lidhje me pretendimet e ngritura, ndërkohë që për lidhjet e tij me botën e krimit është akuzuar edhe nga segmente të opozitës shqiptare.

Martinaj është raportuar i zhdukur nga familja e tij, derisa Hoxha kishte treguar edhe se si ai kishte ndërtuar dy villa para villës së kryeministrit Rama në Surrel.

Lajme të ngjashme