Gazetari Palokaj kritikon BE-në për raportet me Serbinë: Qëndrime hipokrite
Augustin Palokaj, gazetar veteran dhe korrespondent i mediumit Koha, ka folur në lidhje me raportet e Bashkimit Evropian me Serbinë.
Në një prononcim për Kohën, Palokaj i ka cilësuar qëndrimet e BE-së si hipokrite.
“Kemi një vazhdim të qëndrimeve hipokrite të Bashkimit Evropian. Nga njëra anë, vazhdojnë për më shumë se dy vjet të bëjnë thirrje që Serbia të përshtatet me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe porosisin që Serbia nuk mund të ulet në dy ulëse, por po shohim se përveç fjalëve nuk ka asnjë veprim nga ana e Bashkimit Evropian për ta sanksionuar Serbinë për një sjellje të tillë”, ka thënë Palokaj.