Gazetari nga Mali i Zi: Vuçiq, tërhiqu, shpëtoje Serbinë dhe rajonin - NACIONALE

Gazetari nga Mali i Zi: Vuçiq, tërhiqu, shpëtoje Serbinë dhe rajonin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zheljko Ivanoviq, gazetar i njohur nga Mali i Zi, ka shkruar një artikull, në të cilin ka pasur kritika për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në shkrimin e tij, ai e ka këshilluar Vuçiqin që të tërhiqet nga politika. Në fakt, edhe titulli i shkrimit të tij ishte “Vuçiq, tërhiqu, shpëtoje Serbinë dhe rajonin”.

“Nëse, siç thonë kritikuesit, Vuçiqi ka vendin më të rëndësishëm në historinë serbe, atëherë ndoshta është momenti i fundit për të dalë në pension. Dhe në këtë mënyrë të shpëtojë të paktën disa nga ato që ai bëri mirë, në rindërtimin e vendit. Dhe kështu ridrejton timonin e tij në anën pozitive. Të mos pësojë fatin e Gjukanoviqit. Dhe pastaj, mund t’i vjen keq që nuk u largua në kohë. Sepse në vend të kritikëve, ai dëgjoi shërbëtorët e tij që e bindën se ai duhet t'i udhëheqë ata për një kohë të gjatë. Sepse askush nuk e di më mirë se ai. Vuçiq mund të jetë më i zgjuar, sepse e di që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. Ose kur gjërat shkojnë deri në pikën ku një njeri, lideri, nuk ka alternativë, kjo përfundon të jetë e keqe edhe për vendin edhe për atë njeri.

Është koha, President, për një vendim të mençur.” shkroi ai për mediumin malezesas "Vijesti", transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme