Gazetari Latifi: Djemtë tanë e mbrojtën dinjitetin e atdheut para rezultatit, Kosova kaloi testin e pjekurisë
Gazetari i sportit Driton Latifi ka lavdëruar veprimin e kombëtares së Kosovës, e cila mbrëmë ndërpreu ndeshjen ndaj Rumanisë pas fyerjeve raciste nga tifozët në Bukuresht.
Ai ka bërë me dije se lojtarët e Kosovës vendosen ta mbrojnë dinjitetin e atdheut para mbrojtjes së rezultatit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Latifi ka shkruar se Kosova ka mbrëmë ka kaluar testin e pjekurisë.
“Njerez së pari kisha dashtë me kuptu se futbolli është më shumë se një lojë… Sonte në Bukuresht djemtë tanë vendosen me mbrojt dinjitetin e atdheut para se me mbrojt rezultatin dhe kjo e ka një çmim! Sonte me lojë, Kosova ka kalu testin e pjekurisë për një gjeneratë që po kombinohet, duke i mbajt leksion një kombëtare që na zuri keq para dy muajve… Sonte trajneri austriak dëshmoi kualitete eksperti dhe e ardhmja mund të planifikohet nën drejtimin e tij… Sonte Federata tregoi edhe në tunel të stadiumit se frymon si një dhe nuk mund të përdhosen lojtarët e dinjiteti jonë”, ka shkruar Latifi.