Gazetari, Kurtit: Barnat duhet me qenë edhe në spitale, kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë - NACIONALE

Gazetari, Kurtit: Barnat duhet me qenë edhe në spitale, kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës miratimin e Projektligjit për çmimet e barnave, por ai ka shprehur edhe një pakënaqësi ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Vitija në profilin e tij në Facebook ka thënë se gjatë mandatit të Kurti kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë barnat në spitale.

Ai ka bërë thirrje ndaj Kurtit që barnat të mos mungojnë në spitale.

“Lajm i mire miratimi i Projektligjit per çmimet e barnave. Siç e tha kryeministri, nuk mjafton qe barnat me qene veç ne barnatore, por edhe ne shtepite tone. Ne fakt as kjo nuk mjafton kryeminister, barnat duhet me qene edhe ne spitale apo jo?! E gjate mandatit tuaj shpesh kane mungu dhe vazhdojne me mungu.” – ka shkruar ai.

Ndryshe Kurti pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se barnat duhet të jenë të disponueshme dhe të përballueshme.

“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin.” – shkroi ndër të tjera Kurti.

Statusi:

Lajme të ngjashme