Gazetari i shëndetësisë: Janë arrestuar dy kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitia, ka bërë me dije se sot janë arrestuar dy kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se kirurgu i tretë nuk është gjendur në vendin e punës.
“Para pak minutash janë arrestuar dy kirurgë të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Spitalin e Vushtrrisë, derisa i treti nuk është hasur në vendin e punës dhe është thirrë të lajmërohet në Polici, thonë burimet nga Spitali”, ka shkruar Vitia.