Gazetari i afërt me VV-në: Abdixhiku karshillëk Rugovës në sintagmën "Kosova e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë"
Gazetari i afërt me Vetëvendosjen, Labinot Balaj, ka bërë një status sarkastik e në të cilin tallet ne kreun e LDK-së, z. Lumir Abdixhikun pasi ky i fundit refuzoi takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.
Ai ka lidhur veprimin e z. Abdixhiku me politikën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e për të cilin pretendon se ka pasur sintagmën “Kosova e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë!”
Sipas Balajt, ky veprim i kryetarit të ri të LDK-së “i bën karshillëk trajektores së kursit politik rugovian”.
Megjithatë, gazetari Balaj nuk besohet të ketë qenë kaq kritik ndaj kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes në lidhje me përplasjet që kanë pasur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Statusi i plotë:
LDK-ja aktuale po i bon karshillek trajektores se kursit politik rugovian, artikullimi se ciles u ravizohej permes sintagmes: ‘Kosova e hapun ndaj Shqiprise dhe Serbise’🙂
Dmth. LDK- ja e sotme osht nji’ oktave ma’poshte se ajo e Ibres:)

