Gazetari Ahmeti: Mustafa është dënuar për një vrasje që e kanë bërë forcat serbe
Gazetari Arben Ahmeti ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të dënuar ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustaf, me 26 vite burgim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Salih Mustafa është shpallur fajtor për një vrasje që e kanë bërë forcat serbe.
Sipas tij, komandant “Cali” është dënuar pse nuk i ka ndihmuar të ikë një të ndaluari.
“Salih Mustafa u shpall fajtor per nje vrasje qe e kane bere forcat serbe. Sipas gjykates, i ndaluari nga Mustafa ka qene i torturuar dhe nuk ka mundur te ike nga forcat serbe te cilat pastaj e kane vrare. Sot Mustafa u denua pse nuk i ka ndihmuar te ike nje te ndaluari. Vrasesi serb i kesaj viktime mesiguri jeton ne Serbi. Eshte i lire. Dhe endet pa viza neper Evrope. Vrasesi endet i lire sepse eshte serb. Salih Mustafa denohet sepse ishte UCK. Sot ne burgjet e Kosoves ka plot veterane te UCK-se te denuar ne menyre te ngjashme”, ka shkruar Ahmeti.