Gazeta serbe: Radojiçiqi dhe Veselinoviqi në mesin e biznesmenëve më të pasur të rajonit
Gazeta Serbe “Nedeljnik” ka publikuar listën e 100 njerëzve më të pasur në Ballkanin Perëndimor. Në mesin e 100 biznesmenëve më të pasur të rajonit janë edhe Milan Radojiçiqi, i kërkuar ndërkombëtarisht për sulmin e armasotur në Banjskë të Zveçanit, dhe Zvonko Veselinoviq, biznesmen kontravers.
Në listën prej 100 personave, Radojiçiqi dhe Veselinoviqi janë në poztën e 48-të.
Sipas listës, pasuria e të dyshuarit për terrorizëm, pra Radojiçiqit dhe bashkëpunëtorit të tij në biznese, Veselinoviq kap vlerën prej prej 426,663,176 milionë euro, transmeton Koha.
Kujtojmë që të dy këta persona janë të sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.