Gati 8 mijë euro: Kapen pjesë për makineri të rënda në Vërmicë - NACIONALE

Gati 8 mijë euro: Kapen pjesë për makineri të rënda në Vërmicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur një sasi të konsiderueshme mallrave të padeklaruar.

Mallrat që janë kapur janë “pjesë rezerve për makineri të rënda”, me vlerë prej 7 mijë e 900 euro.

Njoftimi i plotë:

Kapet sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara në PKK Vërmicë

Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht.

Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara "Pjesë rezerve për makineri të rënda". Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7,900 euro.

Me këtë rast, konstatojmë se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Lajme të ngjashme