Gati 200 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h, policia gjobit shoferin në Ferizaj
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, pasi që i njëjti mbrëmjen e së premtes ka bërë tejkalim të shpejtësisë ku ka vozitur 193 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.
Përmes një komunikate për media, Policia ka deklaruar se shoferi V.R, është gjobitur për kundërvajtje me 300 euro, tri pikë negative, tre muaj masë mbrojtëse dhe heqje e patent shoferit.
Në fund, Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Komunikata e plotë: