Gati 10 mijë raste aktive me Covid-19 - NACIONALE

Gati 10 mijë raste aktive me Covid-19

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të ketë raste të reja të paraqitura me koronavirus.

Në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë mbi 9 mijë e 914 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka raportuar asnjë viktimë, 1,030 raste të reja me COVID-19 teksa janë shëruar 580 pacientë.

E numri i personave të hospitalizuar në QKUK e spitalet rajonale ka shënuar rënie.

76 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, bazuar në raportimet e datës 2 gusht 2022.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Lajme të ngjashme