Gashi: Shpërndarja e karikaturës së profetit Muhamed nuk ishte arsyeja që u largova nga puna - jemi shtet laik - NACIONALE

Gashi: Shpërndarja e karikaturës së profetit Muhamed nuk ishte arsyeja që u largova nga puna - jemi shtet laik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi për ATV ka thënë se shpërndarja e karikaturës së profetit Muhamed nuk ka qenë arsyeja e largimit nga pozita e ambasadorit.

Gashi ka shpejguar pse e ka shpërndarë karikaturën që bëri bujë të madhe.

“Ka qenë një artikull informativ i gazetës Le Figaro edhe natyrisht që duhet veç duhet pak të marrim një distancë edhe të mendojmë çfarë vlera dëshirojmë të promovojmë. A dëshirojmë vlera të solidaritetit me viktimat edhe ta paqes apo vlera të urrejtjes, kërcënimit edhe kështu që ne e kemi zgjedh këtë punë, ne jemi shtet laik dhe nuk duhet të devijojmë nga kjo. Kuptohet që secili të shkojnë dhe nuk është kurrfar problemi”, ka thënë ai.

Ai shtoi se “identitet edhe si shqiptar edhe si Republikë e Kosovës nuk varet nga ekstremet fetare”.

Arsyeja kryesore që la punën si ambasador ka të bëjë me ndërrim të punës dhe jo me ndonjë presion nga shtetit.

“Jo u bën pesë vjet por është mirë me ndërru pak. Unë kam dëshirë që të mësoj gjëra të tjera. Të njetin vend ta përfaësosh Kosoven për kohe të gjatë mua më duket e tepërt.Ai thotë se nuk ka pasur persion pas publikimit artikullit”, ka thënë.

Gashi qëndroi për pesë vite si ambasador i Kosovës në Francë.

Lajme të ngjashme