Gashi: Rritja e të hyrave në dogana, nuk ka të bëjë asgjë me punën e Qeverisë
Analisti Astrit Gashi ka treguar pse janë rritur të hyrat e doganave, me të cilat po krenohet partia në pushtet.
Ai ka bërë me dije se kjo nuk ka të bëj asgjë me efikasitetin e Qeverisë Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se rritja është reflektim i rritjes se çmimit të importit.
“Rritja e te hyrave ne dogana, nuk ka te beje asgje me efikasitetin e qeverisjes e as me ndonje mase te marre nga kjo e fundit, ajo eshte ne fakt reflektim i rritjes se cmimit te importit dhe vazhdimesi e nje ekonomie qe varet teresisht nga importi dhe prodhon teper pak perkunder premtimeve disa vjecare te partise qe eshte ne pushtet se do te nderroj strukturen ekonomike ne favor te prodhimit”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për t`i ndihmuar prodhuesit vendor.
“Nuk kane bere asgje per te ndihmuar prodhuesit vendas, te cilet vazhdojne te perplasen nga te gjithe, filluar nga rrjetet e supermarketeve. Qeveri, edhe kjo, e importit. Shto ketu qe nese vec paska naj efikasitet, ky eshte i doganave dhe s'ka te beje fare me qeverinë”, ka shkruar ai.