Gashi që u shkarku nga Konjufca e kritikon Ramën: Bylykbash Rama, t’vraftë buka… - NACIONALE

Gashi që u shkarku nga Konjufca e kritikon Ramën: Bylykbash Rama, t’vraftë buka…

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drilon Gashi, hoxhë me profesion, ishte dikur edhe këshilltar i Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, por u shkarkua pasi iu publikua dënimi për rrahjen e gruas.

Megjithatë, z. Gashi ka vazhduar të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe madje të mbrojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një status të fundit, z. Gashi ka shkruar ca fjalë për Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, të cilin e ka quajtur bylykbash, që sipas fjalorit online i bie “komandan bylyku, oficer i ushtrisë osmane, i cili mbante rregullin publik”.

“Bylykbash Rama! Kur e krahason Kryeministrin e vendit tonë me Oso Kukën, e nënçmon edhe Kosovën sikur të ishte një kullë e vetmuar në ishullin Vraninë, e jo një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik. Me një zell edhe më të shtuar u përlloçe edhe për “Ballkanin e Hapur”, por dështove. Tani erdhe të na ndihmosh prapë, apo çfarë?! Thua pa fije turpi që Kosova i paska fajet për tensionimet në Veri dhe për gjithçka tjetër!!!” – shkroi ai.

Tutje, Gashi ia ka kushtuar edhe një poezi Ramës.

“Dhe i injoron sukseset e Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe përpjekjet e vazhdueshme për angazhimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon?!

Bylykbash, t’vraftë buka,

Kah kujtove se t’u tuta,

Se t’i fola dy fjalë t’buta?” – shkroi tutje ai.

Lajme të ngjashme