Gashi që hyri në VV më 2019: Nagavci e ka çaravesh fushën e arsimit në komunën e Prishtinës, e tash në Kosovë
Asad Gashi ka kritikuar ministren Arberie Nagavci për kohën sa ishte drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ajo e ka “caravesh” arsimin në kryeqytet, dhe se njëjtë, po vepron edhe në nivel vendi.
“Arberie Nagavci e ka caravesh fushen e arsismit n’Komune t’Prishtines, si Drejtoreshe e Arsimit. Tash kismet n’krejte Koosven, si Ministre e Arsimit. Se pak vec Prishtina”, ka shkruar ai.

Gashi, vlen të theksohet se në vitin 2019 i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ishte prezantuar me lëvdata të mëdha nga kryeministri Albin Kurti. Gashi, nuk dihet nëse është ende anëtar i LVV-së.
Asad Gashi ka diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës ku edhe ka vazhduar magjistraturën për...
Posted by Albin Kurti on Monday, September 23, 2019