Gashi: Përfshirja e Limajt në listën zgjedhore të PDK-së do të përbënte një vendim strategjik - NACIONALE

Gashi: Përfshirja e Limajt në listën zgjedhore të PDK-së do të përbënte një vendim strategjik

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-zyrtari i PDK-së, Ibrahim Gashi, ka ftuar PDK-në që të përfshijë Fatmire Limajnë në listës për deputet.

Ai ka treguar disa arsyeje se duhet të ndodhë kjo.

Në profilin e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se përfshirja e Limajt në listën zgjedhore të PDK-së do të përbënte një vendim strategjik me vlerë të shumëfishtë politike dhe elektorale.

Sipas tij, Limaj mbetet një nga figurat më të konsoliduara të brezit të luftës.

“Përfshirja e Fatmir Limajt në listën zgjedhore të PDK-së do të përbënte një vendim strategjik me vlerë të shumëfishtë politike dhe elektorale. Limaj mbetet një nga figurat më të konsoliduara të brezit të luftës, me një kontribut të pamohueshëm si luftëtar dhe komandant, rol që i ka garantuar respekt të gjerë shoqëror dhe kredibilitet të qëndrueshëm publik. Në periudhën e paqes ai ka dëshmuar kapacitete të larta institucionale, duke shërbyer si nënkryetar i PDK-së, si ministër i suksesshëm dhe si deputet në disa legjislatura, si dhe si kryetar i një subjekti politik më vete”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Limaj sot përfaqëson një aset elektoral real, me ndikim të drejtpërdrejtë mbi një kontingjent prej rreth 20–30 mijë votash. Integrimi i tij në listën e PDK-së do të rriste dukshëm potencialin mobilizues të partisë, do të zgjeronte spektrin e mbështetjes në zona kyçe dhe do të forconte imazhin e PDK-së si një subjekt që bashkon figura me përvojë të provuar në luftë, shtetndërtim dhe qeverisje. Në këtë kontekst, afrimi i Limajt nuk është vetëm çështje simbolike, por një investim i qartë në fuqizimin e kapacitetit konkurues të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme