Gashi për zgjedhjen e presidentit: Kur t’i vjen koha, duhet me pa disponimin edhe të partive opozitare - NACIONALE

Gashi për zgjedhjen e presidentit: Kur t’i vjen koha, duhet me pa disponimin edhe të partive opozitare

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Blerim Gashi, thotë se se partia e tij aktualisht nuk po diskuton për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke përfshirë edhe mundësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit.

Në emisionin "Këndi i Debatit" në Tëvë1, Gashi thotë se përparësi kanë formimi i institucioneve, miratimi i buxhetit për vitin 2026 dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

"Kur të vijë koha e bëjmë, nuk është 'shohim e bëjmë'", u shpreh ai, duke shtuar se situata kërkon "pjekuri politike" për t'u kapërcyer.

Gashi shprehu preferencën për një kandidat konsensual, duke folur për nevojën për të parë edhe disponimin e partive opozitare.

“Duhet me pa cili është disponimi edhe i partive opozitare parlamentare që ta shohim si po ja bëjmë zgjedhjes së presidentit/es”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme