Gashi për paralajmërimet e Kurtit: Uroj të mos jetë deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të qytetarëve
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për riorganizimin e grupit paramilitar të Milan Radojiçiqit në Rashkë, kërkuar kujdes që të mos krijohet panik.
Gashi ka thënë se Kurti në vazhdimësi ka tentuar të krijojë kriza ne veri të vendit dhe që të mburret pastaj me to.
Ai shpreson që këto deklarata të mos jenë “tentim popullistë për frikësimin” e qytetarëve në Kosovës.
“Duhet të jemi të kujdesshëm sesi deklarohemi dhe të mos krijojmë panik pa nevojë”.
“Uroj të mos jetë deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të popullatës së Kosovës në mënyrë që t’i mbajë të mobilizuar për interesa partiake e politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën.” – ka thënë Gashi pas mediet pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
