Gashi pas intervistimit të Mihalit: Krimi ka emër
Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në LVV, nga ana e Prokurorisë Speciale.
Gashi ka qenë i shkurtër në komentin e tij.
“Krimi ka emër” – shkroi Gashi.
Sjellim ndër mend që pak kohë më parë Mihali e përfundoi intervistimin në PS. Sipas Prokurorisë Speciale, Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.