Gashi pas deklaratave të Kurtit për Abdixhikun: Është tallje, nuk është miqësi
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se komentet e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas vendimit të LDK-së për të qëndruar në opozitë dhe për të mbështetur kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, ishin tallëse.
Gashi për KosovaPress tha se deklaratat e Kurtit nuk përbëjnë as miqësi dhe as respekt ndaj Abdixhikut.
“Çfarë mekanizmi të besimit kemi përveç fjalës, të cilën ai nuk e mban? Edhe pasi del prej takimit, ai del e tallet. Thotë: miku im, nuk ishte pak për të që të bëhej zëvendësi im. Kjo është tallje nuk është miqësi, nuk është respekt. Është disrespektim i atij personi”.
Sipas Gashit, përmes këtyre deklaratave, Kurti synon “të nxisë LDK-në të reagojë negativisht”.