Gashi paralajmëron se do ta ftojnë Kurtin në interpelancë për të raportuar rreth dialogut - NACIONALE

Gashi paralajmëron se do ta ftojnë Kurtin në interpelancë për të raportuar rreth dialogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti do të ftohet në interpelancë për të raportuar për dialogun.

Gashi në T7, ka thënë se “nuk do ta bëjnë Kurtin të duket i dobët”, derisa tha se mund të ftohet për në interpelancë në javët e ardhshme.

“Nuk duam ta bëjmë të duket i dobët kryeministrin. Nuk duam ta vëmë në defansivë për këtë temë”, ka thënë ai, përcjell Express.

Një gjë e tillë, siç shtoi shefi i deputetëve të LDK-së, do të jetë “e paevitueshme”.

“Është në diskrecion të tij për me i marrë vendimet. Nuk jemi të prirur që ta paragjykojmë negativisht, nuk duam me cdo kusht ta qesim keq. Ideja është që ta mbrojmë interesin shtetëror të Kosovës përballë Serbisë”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme