Gashi: Objekti i ish Konsullatës së Serbisë në Prishtinë duhet të renovohet, të kthehet në Ambasadë
Opinionisti Shkëlzen Gashi, ka nxjerrë në Facebook dy fotografi, të të njejtit objekt.
Gjendja e ish konsullatës së Serbisë në Prishtinë, që ishte përdorur qysh nga shekulli i 19, tashmë është katastrofale.
Gashi, ka thënë se ky objekt duhet të renovohet. Madje sipas tij, po ta kishin dëgjuar propozimin e tij me kohë, tashmë objekti do të ishte gati, dhe Qeveria e Kosovës, do të mund ta informonte Beogradin, se gjithqka është gati që aty të hapej ambasada e Serbisë në Kosovë.
Gashi me anë të këtij postimi, përveq se flet për aspektin kulturor, e historik, duket se ka lënë të nënkuptohet edhe se një marrëveshje Kosovë-Serbi, mund të jetë afër.
Statusi i plotë i Gashit:
Kjo ndërtesë që gjendet rreth 200 metra larg nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, që nga fundi i shekullit 19 ka qenë Konsullatë e Sërbisë në Prishtinë.
Duke pasur parasysh që kjo ndërtesë është në listën e objekteve të mbrojtura dhe që gjendja e saj po përkeqësohet për ditë, ka disa vite që kam propozuar që urgjentisht të ndërmerren masa për renovimin e saj.
Po të niste renovimi atëherë kur pata propozuar, sot Qeveria e Kosovës do të mund ta informonte Sërbinë se ndërtesa e Konsulatës së Sërbisë në Prishtinë, tani është gati që të jetë Ambasadë e Sërbisë në Kosovë.