Gashi: Një numër i deputetëve të VV duan t’i bashkohen LDK-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se një numër i deputetëve nga partia në pushtet duan t’i bashkohen LDK-së.
Gashi gjatë një interviste ka thënë se pret që ky numër të rritet akoma.
“Mund të konfirmoj edhe sot se ka një numër të konsiderueshëm deputetësh të cilët kanë afërsi me LDK-në dhe vazhdojnë të shfaqin afërsi me LDK-në dhe mundësinë për t’iu bashkuar LDK-së. Mund të them se janë nga Grupi Parlamentar i Pushtetit. Pres që ku numër të rritet sa më shumë ne i afrohemi pranverës sepse po pritet të thellohet kriza ekonomike, sociale, energjetike dhe të gjitha këto si pasojë edhe e paaftësisë së Qeverisë” deklaroi Gashi në Blic Interview.
