Analist Gashi: Kurti ia plotësoi dëshirën “serbit të Thaçit”
Analisti dhe gazetari, Astrit Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Albin Kurti, ia plotësoi "serbit te Thaçit" siç e quante dikur VV, ministrit Nenad Rashiq për të lejuar hyrjen ne Kosove te patriarkut serb..
Sipas Gashit, qeverisja nuk duhet trajtuar si –Radio Selavi-, ku plotësoheshin kërkesat muzikore te dëgjuesve.
“Kryeministri Kurti, sipas mediave, ia paska plotesu nje deshire, "serbit te Thacit" sic e quante dikur VV, ministrit Nenad Rashiq per te lejuar hyrjen ne Kosove te patriarkut serb. OK, vecse qeverisja nuk do duhej te trajtohet, si dikur, "Radio Selavi" ku plotesoheshin kerkesat muzikore te degjuesve, por se hyrjet e daljet te lejohen, jo sipas kerkesave te dikujt ama vetem ne baze te rregullave dhe ligjeve te zbatueshme ne Kosove.”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Madje Gashi, e ka përmendur edhe thënien –ndihmona si vëlla_, më të cilën Kurti kishte ironizuar, kur kreu i SBASHK-ut, i kishte kërkuar ndihmë në mënyre vëllazërore.
“Edhe ashtu vet KM ka thane qe nuk ka me lutje "nimom si vella". Kjo per ministra duket se nuk po vlejka.”, tha ai.
Disa ditë më parë kërkesa e patriarkut serb, porfirije, ishte refuzuar nga Qeveria e Kosovës, mirëpo sot është raportuar se Kurti i ka dhënë leje patriarkut serb, për të vizituar Kosovën, pas kërkesës së Nenad Rashiq.
