Gashi: Kurti i ka marrë mesazhet dhe detyrat e qarta nga sekretari Blinken
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për takimin në mes të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe krerëve të Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Gashi ka thënë se ka qenë takim i vonuar por i nevojshëm dhe i mirëseardhur.
Deputeti i LDK-së tha se marrëveshja në mes të Kosovës dhe MCC-së është e rëndësishme për institucionet e Kosovës.
Sipas Gashit, raportet me ShBA duhet të jenë të sigurta dhe stabile.
Për takimin në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin, Blinken, Gashi ka thënë se është dashur të mbahej para dy vjetësh, në mënyrë që në këtë krizë energjetike ky projekt tani vetëm të realizohej.
“Kurti është dy vjetë e gjysë prapa, kjo marrëveshje për MCC-në po trumpetohet se është një arritje e madhe, sikur të bëhej në kohën e duhur, sot të gjitha do të ishin të përfunduara, pasi këtij projekti i duhen tre vjet që të realizohet”, ka thënë Gashi në Debat Plus.