Gashi: Kur organizata gjermane dhe Serbia mund të propozojnë draft-statute, pse Shqipëria jo?
Analisti Astrit Gashi i ka dal në mbrojtje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për propozim të draft-statutit për Asociacion.
Ai ka kritikuar ata që po e kundërshtojnë veprimin e Edi Ramës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se kur organizata gjermane dhe Serbia mund të propozojnë draft-statute, pse Shqipëria nuk mund ta bëj një gjë të tillë.
“Friedrich-Ebert-Stiftung, nje organizate gjermane, paska te drejte te propozoj statut te Asociacionit. Serbia, permes atij grupit te formuar nga Qeveria e Kosoves, paska te drejte te propozoj statut te Asociacionit, por Edi Rama dhe Shqiperia jo. Ku eshte logjika ketu? Si u be qe Serbia ti duket ndonjerit me e afert se Shqiperia? A ka bere mire a keq, e shohim me vone!”, ka shkruar Gashi.