Gashi i SBASHK-ut: Sot Rrahman Jashari u sha dhe u kërcënua me vrasje - NACIONALE

Gashi i SBASHK-ut: Sot Rrahman Jashari u sha dhe u kërcënua me vrasje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Skënder Gashi, nga SBASHK-u, ka sqaruar incidentin në shkollën ‘’Ismail Qemaili’’, në Prishtinë, ku u tentua të sulmohej , Rrahman Jashari.

Sipas Gashit, personi që ka sulmuar Jasharin, ka kërcënuar me vrasje.

“Pati një fyerje verbale duke sharë, mandej pati kërcënim edhe fizik. Mandej pati edhe fjalë që ‘do t’ju vras e këso fjalë fyese’. Tha ‘ju po ua mohoni të drejtën fëmijëve tëmi, ti je kriminel, e kështu”, tha Gashi, në Frontal.

Ai shtoj se në takim do të duhej të ishin vetëm mësimdhënësit dhe SBASHK-u, ende nuk është e qartë se si kanë arritur që të futen prindërit në takim.

“Unë vij nga Malisheva dhe nuk i njihsha mësimdhënësit aty. Pas përfundimit të fjalimit, një prind i moshuar ishte ulur pranë derës dhe në momentin kur deshëm të dilnim, u ngrit në këmbë, filloi të shante e të fyente, e mandej pati edhe tentim të sulmit fizik”, tha Gashi

Lajme të ngjashme