Gashi i LDK-së në 26 vjetorin e bombardimeve të NATO-s. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan
Në 26 vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi që çoi në çlirimin e Kosovës, Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës shprehu “nderim dhe mirënjohje”.
Gashi bëri një kronologji prej lindjes dhe rezistencës së LDK-së e te lufta çlirimtare e UÇK-së deri në bombardimet e NATO-së.
“Rezistenca e LDK-së, lufta e UÇK-së dhe bombardimet e NATO-s, që filluan si sot, 26 vjet më parë, e sollën lirinë që gëzojmë sot. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë! Urime dhe Gëzuar!”, shkroi Gashi.