Gashi i jep zemër Kurtit: Jam plotësisht dakord që s’po lëshon pe, ndërkombëtarët kanë interesa - NACIONALE

Gashi i jep zemër Kurtit: Jam plotësisht dakord që s’po lëshon pe, ndërkombëtarët kanë interesa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkëlzen Gashi, analist i rregullt në T7, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Gjatë emisionit “Pressing”, Gashi, që ditë më parë kishte bërë edhe një analizë urinore, foli për strategjinë dhe interesant e Perëndimit.

Më saktësisht, z. Gashi vlerësoi se BE-ja dhe ShBA-ja ka për qëllim të përfshijë Serbinë nën kontrollën e tyre. Tutje, ai theksoi se Perëndimi i ka edhe interest e saj. Megjithatë, Gashi tha se Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet presionit të ndërkombëtarëve.

“Ata kanë qëllim me fut Serbinë nën kontrollin e BE-së dhe SHBA-ve, atë qëllim e kanë pasur edhe në vitet 98/98, edhe ajo është një prej arsyejeve pse ata kanë ndërhy, prej arsyejeve kryesore, ndonëse ne abstraktojmë dhe merremi vetëm me arsyeje humanitare të ndërhyrjes në vitin 1999. Ata i kanë interesat e veta dhe ushtrojnë presion, por ne nuk duhet t’i nënshtrohemi atij presioni. Interesi i Kosovës nuk është me tërheqë policinë e as kryetarët me i detyru me kry funksionin e tyre në objekte alternative dhe kjo është poshtërim i Kosovës. Këtu jam plotësisht dakord me Qeverinë dhe kryeministrin që nuk po lëshon pe.” - ka thënë Gashi, transmeton Express.

Lajme të ngjashme