Gashi i ankohet Kurtit: Punëtori i gjorë i administratës i numëron centët për me ngranë një xhevrek të thatë
Donika Gashi, zyrtare në Ministrinë e Kulturës, ka bërë një shkrim jashtëzakonisht prekës në profilin e saj.
Zonja Gashi i ka shkruar publikisht kryeministrin Albin Kurti, duke iu ankuar për situatën e punëtorëve në sektorin publik. Sipas saj, punëtori i gjorë i administratës i numëron centët për të ngranë një xhevrek të thatë.
Ajo ka thënë se rrogat e punëtorëve të sektorit publik janë të shkreta.
“I dashur Kryeministër, @Albin Kurti
Përderisa ky sistem u lejon dhe u mundëson OJQ-ve me u shndërru në milionerë, e punëtori i gjorë i administratës detyrohet m'i numëru centët qysh në fillim të muajit për me ngranë nji xhevrek të thatë, këtu kurrë mirë nuk ka me u ba.” – shkroi ajo.