Gashi e Raci as që duan t’ia dinë, brohorasin fort për shkuarjen e Kurtit në ShBA me ftesë të institutit NDI
Hendeku i frikshëm dhe ditë e më i thelluar në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës assesi të shndërrohet në brengë te përkrahësit e pushtetit si Tomë Gashi dhe Gazmir Raci, ku shkuarjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ShBA e panë për certifikatë vërtetësie se “aleanca e thellë vazhdon”.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u desh të dalë të tregojë që Kurti ka udhëtuar në ShBA jo me ftesë të Uashingtonit por nga Instituti NDI.
Raci s’dëshiron t’ia di, për të është e kundërta. “Nuk janë të mira ekzagjerimet që bëhen në vendin tonë për raportet mes Kryeministrit dhe ShBA-ve. Shkuarja e Kryeministrit Kurti atje, sidomos në këtë kohë, është edhe një dëshmi që dallimet e vogla për hapa nuk do të jenë pengesë karshi aleancës sonë të madhe dhe të thellë që kemi”, ka shkruar ai në Facebook.
Tomë Gashi, avokati i afiluar me Vetëvendosjen, gjithashtu u lëshua në vlerësime.
“Aaaa more Albin na " prishe" me Amerike e prap se prap pa ty nuk po ban”, tha Gashi.