Gashi e “këshillon” Osmanin, Gjinovci i përgjigjet: S’është presidentja për asi punë të vogla - NACIONALE

Gashi e “këshillon” Osmanin, Gjinovci i përgjigjet: S’është presidentja për asi punë të vogla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkëlzen Gashi, analist i përhershëm në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka një këshillë, që në brendësi ka edhe kritikë, për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në statusin e tij, Gashi ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes Osmani në “Earthshot Prize”, një nismë globale e princit William, që trajton sfidat mjedisore të tokës.

Gashi ka shkruar se Osmani do të duhej të merrej me sfidat mjedisore me të cilat përballet Kosova, e pastaj me ato të planetit.

“Pardje Presidentja e Kosovës kishte marrë pjesë në ceremoninë "Earthshot Prize", një nismë globale e krijuar nga Princi Ëilliam për t'i trajtuar sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë.

Shumë më mirë do të kishte me qenë që Presidentja e Kosovës t'i trajtonte sfidat mjedisore me të cilat përballet vendi ynë, e të cilat bash pardje ia kishte identifiku Raporti i Progresit i Komisionit Europian.

Presidente, nisja me Kosovën një herë e mandej merru me planetin.” – shkroi ai.

Në këtë shkrim të Gashit, ka komentuar edhe Rron Gjinovci, analist dhe dikur moderator.

“Nuk osht Presidentja jonë për asi punë të vogla” – komentoi Gjinovci.

Lajme të ngjashme