Gashi: Djegia e zyrave të IML-së, skandal që s’mund të tolerohet - NACIONALE

Gashi: Djegia e zyrave të IML-së, skandal që s’mund të tolerohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është shprehur i shqetësuar me skandalet e Qeverisë Kurti gjatë kësaj jave.

Sipas tij, skandalet kryesore janë dështimi i regjistrit të popullsisë, djegia e zyrave të IML-së dhe pagesa e këshilltarit të MPJD-së, Gani Jakupi, me 7 mijë e 500 euro në muaj.

Sot i drejtohem këtij Kuvendi dhe qytetarëve të Kosovës për të vënë theksin në tri skandale qeverisëses gjatë një jave. Skandali i parë është shtyrja e regjistrimit të popullsisë dhe pronës për një kohë të caktuar që më në detaje do të flas pas meje deputeti Avdullah Hoti”, ka thënë ai, duke përmendur zjarrin për herë të dytë në IML.

Skandali i dytë është djegia për herë të dytë e IML-së, që për në vetvete jo vetëm që është skandal por është një rast jashtëzakonisht i rëndë që s’mund të tolerohet. Nuk mund të tolerohet sepse bëhet fjalë për një Institut që ka për detyrë dhe funksion të merret me hulumtimin shkencor të rasteve të vdekjeve, vrasjeve, vdekjeve të dyshimta e të tjerë. E më e rëndë bëhet akoma kur kjo ndodhë për herë të dytë. Nëse e mnarrim dhe i shohim qëndrimet e ministres së drejtësisë e shohim që kjo situatë merr përmasa kriminale. Pra ministrja e Drejtësisë deklaron publikisht se nuk ka dëmtim të arkivës, nuk ka dëmtim të mostrave mortore që mbahen në këtë Institut, e ndërkohë në media thuhet dhe rezulton se ka dëmtim të arkivës, jo vetëm që ka dëmtim të mostrave, por ka dëmtim të mbetje mortore të komandantit Adem Jashari e Isa Boletini, e mos të flasim për raste të qytetarëve të tjerë”, ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka thënë se do të kërkojë sqarime edhe nga kryeministri Albin Kurti për rastin e Gani Jakupit.

Dhe së fundmi një skandal tjetër që ne do të kërkojmë qasje në dokumentacionin e një personi të quajtur Gani Jakupi me pagesë mujore mbi 7 mijë euro. Do të kërkoja nga kryeministri dhe qeveria të japin sqarime”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të ngjashme