Gashi del kundër Kurtit për vendimin e Qeverisë për dhënien në shfrytëzim të një prone për Halil Kastratin - NACIONALE

Gashi del kundër Kurtit për vendimin e Qeverisë për dhënien në shfrytëzim të një prone për Halil Kastratin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi ka dalë kundër vendimit të kryeministrit, Albin Kurti, për dhënien në shfrytëzim të një prone për shoqatën Jetimat e Ballkanit për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”.

Gashi ka thënë se ky është një gabim i Kurti.

“Gabim Gabim Gabim katastrofal i Albin Kurtit.” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë humanistit Halil Kastrati.

“Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqët kadastale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”, në periudhë prej 99 vitesh.” – thuhet në vendimin e Qeverisë.

Lajme të ngjashme