Garë e ngushtë në Kaçanik mes PDK-së dhe VV-së, a mund të ketë befasi? - NACIONALE

Garë e ngushtë në Kaçanik mes PDK-së dhe VV-së, a mund të ketë befasi?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Garë jashtëzakonisht e ngushtë raportohet nga terreni të jetë duke u zhvilluar në Kaçanik mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Dy pretendentë kryesosorë, Sabedin Vishi (PDK) dhe Jeton Raka (VV) – dhe një i tretë që mund të trazojë votën në ‘dëm’ të PDK-së, Heset Malsiu (I pavarur) – priten të përkthejnë një garë tejet interesante në këto zgjedhje lokale.

PDK udhëheq me Kaçanikut për plot 25 vite: ndërsa synon edhe një mandat.

Kandidati i Vetëvendosjes, Jeton Raka, për të dytën herë garon për kryetar komune: për çka herën e kaluar kishte humbur në ballotaz ndaj Besim Ilazit, për rreth 1 mijë vota.

Një kandidat i tretë i pavarur i dalë nga radhët tradicionale të PDK-së, Heset Malsiu, besohet të trazojë votën e etabluar kaherë të PDK-së.

Lajme të ngjashme