Gariq: E palogjikshme, por Kurti e ringjalli Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe - NACIONALE

Gariq: E palogjikshme, por Kurti e ringjalli Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe redaktori i portalit serb nga Kosova Kosovo-Online ka bërë një editorial në të cilin shpreh bindjen e tij mbi “ringjalljen që i bëri Zajednicës Albin Kurti”.

“Tingëllon e palogjikshme, por kështu del,” – thotë z. Gariq derisa argumenton se roli i Kurtit në rikthimin e Zajednicës (Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe) në agjendë ishte krucial.

“Roli i Albin Kurtit në rikthimin e Asociacionit është vendimtar, edhe pse ai është kundërshtari më i zëshëm i respektimit të obligimeve që mori Prishtina në Bruksel në prill të vitit 2013, dhe njeriu që bëri gjithçka për ta vrarë marrëveshjen e arritur... Po të mos ishte këmbëngulja e fortë e Krutit për të provokuar konflikte në veri, sidomos në muajt e kaluar duke imponuar me dhunë targat RKS, serbët nuk do të largoheshin nga institucionet e Kosovës dhe nuk do ta kishin kuptuar se mund të mbrojnë të drejtën e tyre për jetën dhe të ardhmen e tyre në Kosovë...” – argumenton z. Gariq në këtë editorial.

Ai ka shtuar se tashmë roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është “sërish në plan të parë”.

Gariq ka shtuar se tanimë është në duart e zyrtarëve të Departamentit amerikan të Shtetit që të formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurtit para formimit të Asociacionit nuk mund t’i besohet më. Deri atëherë, le të bëjë garën e tij, me afate, njohje, ekspozita e të tjera,”

Duhet të kujtojmë se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se zyrtarët serbë nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të ngjashme