Gani Koci lufton me sëmundjen e kancerit, Labinot Tahiri me aksion për ta ndihmuar: T’i mbledhim sot 50 mijë euro për barnat
Këngëtari Labinot Tahiri ka ndërmarr sot një aksion për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar ish-eprorin e UÇK-së dhe ish-deputetin, Gani Koci, i cili po përballet me një sëmundje të rënd.
Këngëtari i njohur sot ka bërë dy postime, duke i ftuar gjithë shqiptarët që të mbështesin financiarisht Gani Kocin.
Në postim e tij të dytë në Facebook, Tahiri ka thënë se aksioni për t`i mbledhur 50 mijë euro po shkon mirë.
“Popull i dashur, ju e dini që kur e marrë një punë e qoj deri në fund. Pra, jam shumë i lumtur që donacionet se bashku nga të gjithë shqiptarët dhe diqspora jonë për z. Gani Kocin po shkojnë shumë, shumë mirë. 🙏🏼🫶🏼 Ju lus që për këtë atdhetar, çlirimtar e shqiptar i cili vuajti shumë nga të keqiat e Serbise, ta ndihmojmë në afat rekord që ti sigurohen paratë familjes për blerjen e barnave të kancerit , ku familjes i kushtojnë me nga 3000€ euro për sherimin e baces Gani! Keto barna nuk sigurohen në Kosovë, se nuk ka as për nanen tem dhe as për babën tim e tëndin. Ky është fati i Kosoves!🫡 Po lutem që sot të tubohen 50.000€”, ka shkruar Tahiri.