Gani Geci në Gjykatë: Unë mendoj që faji im është pse jam gjallë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në vitin 214, sot është deklaruar para Gjykatës se Apelit, ku ka thënë se se faji i tij i vetëm është se është gjallë.
“Unë mendoj që faji im është pse jam gjallë, unë jam gjallë pse e kam mbrojte veten, domethënë mbetem në tërësi pranë ankesave të avokatit tim, pranë ankesës time që e kam bo dhe kundër ankesës së prokurorit të Prokurorisë Themelore. Unë mendoj që rasti im ka pasur të bëjë me mbrojtjen e nevojshme. Në Kodin Penal është edhe neni 12, paragrafi 4, mbrojtja e nevojshme në një tronditje të fortë mendore,” - tha Gecaj, raporton Betimi për Drejtësi.
Mandje Gecaj, kërkoi nga trupi gjykues që t’i ketë parasysh ankesat e tij pasi që sipas tij nuk ka pasur zgjidhje tjetër ose të përfundonte në spital psikiatrik ose në bankën e të akuzuarit.
“Do të thotë, të gjitha ato që më kanë ndodhë mua, sikur të ju ndodhte edhe juve gjyqtar, vështirë se do të bënit ballë ose do të duhet të përfundoja unë në Shtime ose të përfundoja këtu ku jam. Jam këtu, faleminderit Zotit që jam këtu dhe i lutem trupit gjykues që t’i ketë parasysh ankesat tona se janë të drejta”, shtoi ai.
Geci e kishte pranuar se e ka kryer vrasjen, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje.