Fyerjet ndaj Musliut, avokati Kërveshi: Mos u çuditeni, nëse dikush zbaton kanunin
Avokati Kujtim Kërveshi ka reaguar ndaj fyerjeve dhe linçimeve që po i bëhen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, nga përkrahësit e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto fyerje janë mjerim.
Ai ka bërë me dije se këngëtari Ardijan Rusta, i cili ka fyer rëndë Musliun dhe votuesit e saj, është përfaqësuesi më i ri i racizmit kulturor.
“Ardijan Rusta, unfriend përfaqësuesit të mjerimit më të ri të racizmit kulturor! këta njerëz që për fatin e keq i takon edhe ky, vnerën për fatit tê tyre që s’jau ka kush borxh, e vjellin tash e 6 vite në rrjete sociale. Gjithçka, besoj unë, mori valë si fushatë kryesisht pak para zgjedhjeve të 2017. Sot, kjo kategori e fyesve, ofenduesve, racistëve, pa fije turpi në publik shpërfaqin fytyrat e tyre të vërteta!”, ka shkruar Kërveshi.
Ajo ka paralajmëruar se dikush mund të mos i durojë këto fyerje dhe të vendos t`i që privatisht t`i rregullon hesapet.
Këshveshi ka ftuar institucionet që të veprojnë në këtë drejtim.
“Të mos çuditemi, që një ditë dikush që nuk duron ofendime të tilla raciste, i rregullon hesapet privatisht! Deri sa akush nga institucionet nuk ban gjë, zgjidhja kam frikë se fatkeqesisht ka me u ba privatisht, zgjidhje kanunore, e kur kjo ka me u nis me u ba zgjidhje për tamon’ kemi me nis me e vendos gishtin në kokë dhe me u pyet, si u karandisëm keshtu? Mjerim!”, ka shkruar Kërveshi.
