Fyerjet ndaj gjeneralëve të UÇK-së, reagon OVL-UÇK: Po bëhen për ta çuar Kosovën drejt përplasjes së brendshme - NACIONALE

Fyerjet ndaj gjeneralëve të UÇK-së, reagon OVL-UÇK: Po bëhen për ta çuar Kosovën drejt përplasjes së brendshme

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar sulmet dhe fyerjet drejtuara kundër gjeneralëve të Luftës Çlirimtare.

Përmes një reagimi, kjo organizatë ka vlerësuar se këto sulme po përforcohen nga qarqe të dyshimta.

Sipas OVL-UÇK-së, këto fyere dhe sulme po bëhen për ta çuar Kosovën drejt përplasjes së brendshme.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon sulmet e ndyra të drejtuara kundër gjeneralëve të Luftës Çlirimtare, sulme që tani po përforcohen nga qarqe, prejardhja politike dhe familjare e të cilave u kalit në shërbim besnik ndaj Jugosllavisë dhe pushtimit serb. Asnjë shpifje nuk mund ta njollosë luftën që çliroi Kosovën. Gjeneralët dhe luftëtarët e UÇK-së nuk u kërkuan kurrë leje puthadorëve të një regjimi të vdekur para se të rroknin armët për këtë tokë. Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin ngrihet Kosova. Ata që pështyjnë mbi të, nuk shpërfaqin asgjë tjetër veçse zbrazëtinë e tyre politike dhe kalbëzimin moral”, është thënë në reagimin e OVL-UÇK-së.

Për këto fyerje, veteranët kanë drejtuar gishtin nga pushtetit aktual.

Pas dy vitesh krizë institucionale, nxitja e qëllimshme e militantëve kundër UÇK-së nuk është e rastësishme. Është një lëvizje e llogaritur për të helmuar jetën publike, për të përçarë shoqërinë shqiptare dhe për ta çuar Kosovën drejt përplasjes së brendshme. Interesit të kujt i shërben kjo sjellje? Qartazi, Serbisë, në fushatën e saj të gjatë për të kriminalizuar Luftën Çlirimtare dhe për të shkatërruar unitetin tonë kombëtar”, është thënë në njoftim.

Një mbështetës i VV-së, i cili jeton dhe vepron në mërgim, sot ka fyer dhe kërcënuar ish-komandantin e UÇK-së, Daut Haradnaj.

Kurse, gjatë javës së kaluar nga eksponentë të caktuar të pushtetit është fyer edhe ish-komandantin i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.

Lajme të ngjashme