Futet një kamion me mallra serbe, raportohet se është dërguar për “kontroll të detajuar” - NACIONALE

Futet një kamion me mallra serbe, raportohet se është dërguar për “kontroll të detajuar”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas heqjes së ndalesës për mallrat serbe dje nga Qeveria e Kosovës, sot në ora 12:15 është futur kamioni i parë me mallra për të cilin raportoi se është dërguar për “kontroll të detajuar”.

Për kamionin raportohet të jetë shoqëruar për në terminal doganor nga vetura të doganës dhe policisë kosovare, raportoi “Kosovo-Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje njoftoi për ndërrimin e masës së sigurisë, dhe se pikëkalimi kufitar në Merdare do të hapet për mallra serbe të cilat do të kontrollohen në hollësi.

Lajme të ngjashme