Fushë-Kosova, Obiliqi e Drenasi mbesin pa ujë, nuk dihet kur rikthehet furnizimi - NACIONALE

Fushë-Kosova, Obiliqi e Drenasi mbesin pa ujë, nuk dihet kur rikthehet furnizimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një pjesë e “Kalabrisë” në Prishtinë, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Drenasi kanë mbetur pa ujë për shkak të ndërperjes së furnizimit me ujë.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të turbullirave.

Megjithatë, nuk është bërë me dije se kur do të rikthehet furnizimi me ujë.

“Si shkak i punimeve teknike në kanalin e Ibër Lepencit kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë punën në fabrikën në shkabaj nga e cila bëhet furnizimi me ujë të pijshëm Fushë Kosovën,Obiliqin, Drenasin dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë). Theksojmë se furnizimi me ujë në lagjet tjera të Prishtinës do të kete ndikimi minimalisht” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme