Funerali i Navalnyt do të mbahet të premten në Moskë, thotë zëdhënësja - NACIONALE

Funerali i Navalnyt do të mbahet të premten në Moskë, thotë zëdhënësja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi funeral i opozitarit rus, Alexei Navalny, dhe varrimi i tij do të bëhen të premten në Moskë, tha zëdhënësja e tij, pas dështimit të kërkimit të një salle ku përkrahësit do t’ia jepnin atij lamtumirën e fundit.

Zëdhënësja Kira Yarmish tha në rrjetin X se shërbimi funeral për Navalnyn do të mbahet të premten në orën 14:00 sipas zonës kohore të Moskës në distriktin Maryno. Ajo u kërkoi njerëzve që të shkojnë atje herët, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas zëdhënëses, Navalny më pas do të varroset në varrezën “Borisovskoye”. Navalny vdiq në një burg në veri të Rusisë më 16 shkurt. Aleatët e tij e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për vrasjen e tij.

Kremlini, i cili e përshkruante Navalnyn si ekstremist, e ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij dhe ka thënë se nuk ka qenë i vetëdijshëm për ndonjë marrëveshje për lirimin e opozitarit nga burgu para vdekjes.

Sipas përkrahësve, në certifikatën e vdekjes të Navalnyt thuhet se ai ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Lajme të ngjashme