Fundosja e varkave, shpëtohen ma shumë se 90 refugjatë nga ujërat greke - NACIONALE

Fundosja e varkave, shpëtohen ma shumë se 90 refugjatë nga ujërat greke

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Brenda pak orësh, dy varka me refugjatë janë fundosur pranë ishujve grekë.

Në incidentin e parë gjatë natës, një varkë e mbushur me deri në 100 persona, kishte goditur shkëmbinjtë në ishullin jugor të Kythira për shkak të erërave të forta duke u fundosur. Mendohet se nga kjo varkë, kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë shpëtuar 80 të tjerë.

Menjëherë pas kësaj, në orët e para të së enjtes, u bë e ditur edhe për fundosjen e një varke tjetër me rreth 40 persona në ishullin lindor të Lesbos. U njoftua se nga ky incident ishin shpëtuar nëntë gra, ndërsa kanë humbur jetën të paktën 16 të tjera dhe një burrë.

Raportohet se refugjatët e tjerë, mbetën ende të zhdukur.

Lajme të ngjashme