“Fundi i mafisë së ndërtimeve”, Gjinovci e përkrah rritjen e tatimit në pronë - NACIONALE

“Fundi i mafisë së ndërtimeve”, Gjinovci e përkrah rritjen e tatimit në pronë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjonovci, e ka përkrahur vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për rritjen e tatimit në pronë.

Derisa një vendim i tillë po kundërshtohet nga qytetarët, Gjonovci ka përshëndetur këtë vendim.

Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se vendimet e tilla janë goditje për mafinë e ndërtimit.

Ministria e Financave bravo për tatimet ndaj pronarëve! Hapi tjetër, pronat që nuk kanë dëshmi që po shfrytëzohen me ua bo tatimin 300% ma shtrejtë. Fundi i mafias së ndërtimeve”, ka shkruar Gjinovci.

Në kohën e krizës ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi është kundërshtuar rritja e këtij tatimit.

Lajme të ngjashme