Ftesa nga ShBA-ja për Putinin në samitin e G20-ës, vjen reagimi i Kremlinit - NACIONALE

Ftesa nga ShBA-ja për Putinin në samitin e G20-ës, vjen reagimi i Kremlinit

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet të ketë thënë të mërkurën se Risoa do ta shqyrtojë ftesën e sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Marco Rubio, që presidenti rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në një takim të grupit G20 më vonë këtë vit në Shtetet e Bashkuara.

“Ne i pamë raportimet në media dhe deklaratat nga sekretari i Shtetit. Jemi mirënjohës dhe vlerësues për këtë ftesë” – citohet të ketë thënë Peskvoi nga agjencitë ruse të lajmeve, transmeton agjencia “Reuters”.

“Ne do të marrim një vendim dhe do të punojmë në të përmes kanaleve diplomatike” – shtoi ai.

Rubio, duke folur pas një takimi me homologun rus, Sergei Lavrov, tha se shpreson që Putini ta pranojë ftesën, duke shtuar se ky rast do të shërbejë si mundësi për Putinin që të bisedojë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lajmin për ftesën e Rubios për Putinin e raportoi më herët mediumi ukrainas, “Kyiv Independent”.

Lajme të ngjashme