FSK zhvillon ushtrimin “Ujku Shigjetë”
Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.
Qëllimi i këtij ushtrimi është testimi dhe ngritja e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit.
Përmes këtij trajnimi, FSK afirmon gatishmërinë e saj si forcë profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve.